Xhixhi Bufoni e ka mundur Leo Mesin në duelin e madh, madje është një nga portierët e rrallë që mund të lavdërohet se ka dalë fitues në përballjet me Lionel Mesin, ndërsa shpjegon se përse ai ende nuk ka pësuar asnjë gol nga sulmuesi i shquar argjentinas. Juventusi ka shenuar 3 gola ndersa Xhixhi nuk mori asnje “kartoline” te vetme nga Leo. “Edhe, vitin e kaluar, mua ma kujtuan se unë nuk kisha pësur asnjë gol nga Mesi, por unë, më pas, e harrova këtë fakt”, tha Bufoni në një takim të djeshëm me gazetarët, duke shtuar se “kjo është e vërtetë, por kjo ka ndodhur edhe sepse unë kam pasur fat që nuk e kam pasur atë shumë herë përballë në ndeshjet që ne kemi zhvilluar. Po ashtu, unë kam fatin se para meje luajnë mbrojtës të shkëlqyer që ia kanë rënduar atij punën. Kur ndesheni me lojtarë të caktuar në ndeshje të mëdha, në numrin e tyre më të madh, rastet varen nga vetë juve, por, në këtë rast, një rol të madh luan edhe fati i vetë Mesit”, tha Bufoni.