Tifozët e Monakos morën notën “10” me thirrjet për Dortmundin!

Mund të mos jenë vitet më të arta të Bashkimit Europian, por sërish solidariteti njerëzor nuk mungon në ditë të këqija. Gjermania dhe Franca mbeten të lidhura me vlerat e tyre, dhe kjo u duk kur qindra e mijëra tifozë të Monakos brohoritën “Dortmund, Dortmund” kur dëgjuan se autobusi i skuadrës gjermane u godit nga shpërthimet. Aspak të shqetësuar që ndeshja u shty, dhe që do të qendronin në Gjermani edhe 24 orë të tjera, tifozët e skuadrës së principatësh morën notën “10” për ndershmërinë njerëzore dhe futbollistike të treguar në “Signal Iduna Park”. Një veprim që padyshim u prit mirë nga vendasit, dhe që tregon se rivalitetet e vjetra nuk janë më aq ndikuese sa t’i zhveshin njerëzit nga çdo ndjenjë normale.

Sfidanti.al