Disiplina e bën ves, shtyn vendimin për dhunën në Tirana-Vllaznia

Në një kohë që ndeshja e fundit të sezonit të kaluar mes Tiranës dhe Bylisit zyrtarisht është ende nën hetim nga Disiplina, një ndeshje tjetër që u mbyll me turp, është e destinuar të zvarritet në zyrat që bëjnë drejtësinë e futbollit shqiptar. Komisioni i Disiplinës e cilëson “nën hetim” ndeshjen e femrave që u ndërpre në minutën e 22-të për shkak të dhunës së paprecedentë dhe me shumë mundësi, duke e lënë edhe këtë ngjarje të tretet nga harresa, një praktikë e suksesshme kjo që po ndjek FSHF dhe Disiplina nën moton “çudia më e madhe tre ditë zgjat”. Edhe pse ka kaluar një javë, fotot dhe pamjet po qarkullojnë në internet, raportin e delegatit dhe arbitrit, Komisioni i Disiplinës ka dalë sot me vendim zyrtar për “hapjen e një hetimi” për atë që ndodhi në këtë sfidë. Vendim i pakuptueshëm dhe që ndoshta mund të nxisë edhe episode të tjera të ngjashme në të ardhmen.

 

Vendimet e Disiplinës:

 

  • Zyrtari i KF Vllaznia, Ideal Lekiqi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  • Zyrtari i KS Korabi, Donald Meziu, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  • Zyrtari i KS Korabi, Florian Beqiri, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  • Lojtari i KF Maliqi, Flavio Demollari, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  • Lojtari i FK Partizani U-16, Musa Lleshaj, për sjellje të dhunshme ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  • Lojtari i KF Vllaznia U-16, Eugen Hebovija, për sjellje të dhunshme ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  • Lojtari i FK Apolonia U-15, Kleron Allushaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  • Lojtari i KF Vora U-19, Mattheu Hasrama, për sjellje të dhunshme ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  • Lojtari i KF Shkëndija Tiranë U-19, Klejdi Sula, për sjellje të dhunshme ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  • Lojtari i KF Erzeni U-19, Dean Likmeta, për sjellje të dhunshme ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  • Çeljen e hetimit disiplinor mbi aktet e dhunës të ndodhura në ndeshjen KF Tirana Femra kundër KF Vllaznia Femra.
  • KF Egnatia U-14, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë U-14, kundër KF Vllaznia U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba te aplikohet ne masën 3 %.
  • AF Elbasani U-17, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kategoria e Parë U-17, kundër Flamurtari FC U-17, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
  • Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Apolonia, Etem Xhemali, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  • Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Partizani U-14, Ilirnik Prebibaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  • Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Partizani U-14, Nohel Hasa, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  • Rrëzimin e kërkesës së Prestige MFC, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

 

 Nga Pirro Bardhyli