Lyon, Grosso “kërcënoi” skuadrën përpara largimit

Fabio Grosso nuk është më trajner i Lyonit por përpara largimit, tekniku italian ka pasur një përplasje të fortë me skuadrën në dhomën e zhveshjes. Sipas “L’Equipe”, pasardhës i përkohshëm i ish-kampionit të botës do të jetë Pierre Sage ndërsa prapaskena e largimit është interesante sepse në dhomën e zhveshjes pas humbjes në Lille ai u shpreh përpara lojtarëve:

“A keni b… të ma thoni në sy që jam unë problemi këtu? Nëse mendoni se problemi jam unë, atëherë shkoni te drejtori sportiv dhe i thoni të më largojë. Përpara se të shkoni aty ma thoni edhe në sy nëse keni b…”. Grosso nuk mori asnjë përgjigje për propozimin që u bëri djemve të skuadrës së tij dhe pak orë më vonë ai u shkarkua nga klubi francez, aktualisht në zonën e mbijetesës.