Në një kohë që mediat ndërkombëtare e madje CNN e kanë trajtuar rastin e sulmuesit ganez Duamena si një nga temat kryesore duke e vënë theksin te fakti që ai vuante prej kohësh nga problemet në zemër, në Shqipëri nisi menjëherë një fushatë që mbështet teorinë se të luante futboll në këto kushte ishte dëshira e lojtarit. Kjo është e vërtetë, por a e justifikon indiferentizmin e institucioneve ky vendim i marrë personalisht nga lojtari?
Nëse do të ecim me teorinë e “vendimeve personale” atëherë duhet ta pranojmë se po luajme futboll “xhungle” pa ligje, rregulla dhe gjithçka në dorë të rastësisë. I tillë është rasti i sulmuesit të Egnatias e i tillë ka qenë edhe në rastin e Nuabuezes së Laçit i cili ia hodhi paq duke e lënë futbollin edhe pse në Shqipëri i mbylli dy sezone të suksesshme. Kush e ka fajin në këtë rast? Sipas shumë gjithollogëve, vetë Duamena sepse vetëm në këtë mënyrë mund të heqim që të gjithë peshën e fajit e ta ndiejmë ndërgjegjen më të lehtë.
Nga Pirro Bardhyli