Duamena luante te Zyrihu dhe shkoi në gusht të vitit 2017 të bënte testet te Brajton për t’u transferuar atje. Por gjatë testëve, atij iu bë e ditur se i kishte dështuar ato. Sipas “Neue Zürcher Zeitung”, një skaner tregoi se ai kishe një aritmi kardiake që shkaktohej nga një mbresë e dukshme në zemër dhe klubi anglez hoqi dorë prej tij.
Aritmia kardiake është kur rrahjet e zemrës funksionojnë në mënyrë të çrregullt dhe këto mund të shkaktojnë probleme të vazhdueshme. Në disa raste, një gjendje e tillë rregullohet me ndërhyrje kirurgjikale, mjekime apo edhe pajisje që vendosen në zemër (defibrilatorët).
Zyrihu e ktheu përsëri në fushë pasi mori dritën e gjelbër nga mjekët në një klinikë zvicerane dhe më pas e shiti te Levante, ku Duamena nuk u përball me kundërshtinë e mjekëve, derisa u huazua te Zaragoza. Atje mjekët e klubit i bënë të qartë se duhej të vinte defibrilator në zemër nëse dëshironte të luante me këtë klub, gjë që ai e bëri dhe më pas pësoi dy herë kolaps, një herë te klubi spanjoll dhe një herë në Austri. Më pas ai vendos të hiqte pajisjen, i bindur se ishte ajo që ia shkaktonte kolapsin, ndonëse rregullonte aritminë kardiake. Një veprim që do rezultonte fatal sot në stadiumin e Rrogozhinës, ku pas pasojave të kolapsit në fushë, zemra e tij pushoi përgjithmonë.
sfidanti.al