Robert Lewandowski është vetëm një hap larg Barcelonës, me “bomberin” polak që do të largohet në fund të këtij sezoni, në një kohë kur ekipi bluagrana nuk i ka ofruar opsionin për rinovimin e kontratës. Lewandowski ka në tavolinë disa oferta, duke nisur nga MLS, por dhe nga Serie A ku ekipi si Milan dhe Juve prej kohësh kanë vendosur kontakte me përfaqësues të lojtarit.
Nga Polonia, mediat sjellin një tjetër version duke shkruar se në garë për Robert Lewandowskin pritet të përfshihet edhe Al Hilal. Ekipi nga Arabia Saudite është gati të investojë një shifër të çmendur për të siguruar shërbimet e sulmuesit. Me bekimin e Simone Inzaghi-t, Al Hilal i ka ofruar Lewandowski-t 90 milionë euro në sezon, një super ofertë që po tundon jo pak sulmuesin 37-vjeçar.
sfidanti.al