Pique flet për divorcin nga Shakira

Për herë të parë pas shumë kohësh, ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe Spanjës, Gerard Pique flet për ndarjen nga Shakira edhe pse jo në mënyrë të drejtëpëdrejtë. Ai tregohet i ftohtë teksa në një intervistë të orëve të fundit thekson:

“Njerëzit nuk e dinë as dhjetë për qind se çfarë ka ndodhur realisht. Ata bazohen në informacione që kryesisht nuk janë reale. Po t’i kisha dhënë rëndësi gjithçkaje që thuhej për mua, do të isha mbyllur në banesën time, ose do të isha hedhur nga dhoma e gjumit… E vetmja mënyrë për të dalë i gjallë nga e gjithë kjo është të mos i kushtosh rëndësi çdo gjëje”.

sfidanti.al