Ku po shkon o Partizan ? Nuk është titulli këngës, por i kushtohet Partizanit të drejtuar nga një drejtor sportiv, i trukuar mrekullisht si trajner i zoti. Ç‘na qënka ky Arbwr Abilaliaj? Në një kampionat doracak, pa datë e pa stadium, pa tifozë dhe pa te ardhme, ku trajneri është shpallur specie në zhdukje, pasi shumica janë larguar nga stoli , ky Abilaliaj, ka befasuar shefat e tij, por edhe presidentët e klubeve rivale, që po vdesin për një drejtor të tillë “magjistar”…
Abilaliaj është një rast për studim “alla superiore”, pasi me heshtjen dhe me urtësinë e tij, ka bërë Partizanin të besoj se në këtë kampionat s’do të hiqen pikët në fund. Se kjo “Final 4”, skema e “Sudes së futbollit” , që pikët që ke mbledhur me aq mund dhe siklet , do t’i vjedhin në fund, është një përrallë e radhës!
Ta paktën deri tani, nën efektin Abilaliaj, Partizani është bërë molepsës për të gjithë. Edhe për ata sipër, te cilët e duan kampionatin plot me ulje dhe me ngritje, pra që nga javë në javë humbësi dhe fituesi të ndërrohen si me turne..
Ku po shkon o Partizan? Kur të gjithë e dinë se “Sudja e futbollit” në fund do t’i groposë gjithë pikët e mbledhura , Partizani po del “kampion” për hesap të tij.Si po guxon të përmjerë skemën që qaset t’i mbajë peng e njeri tjetrit…pa guxuar kush të largohet!
Sfidanti.al