Kimmich fut në telashe Bayern-in

Mesfushori gjerman, Joshua Kimmich nuk ka gjasa të nënshkruajë një kontratë të re me Bavarezët. Marrëveshja aktuale skadon në vitin 2025 që do të thotë se ai mund të largohet për një shumë të vogël gjatë merkartos së verës së ardhshme.

Lojtari planifikon një aventurë të re pas zëvendëimit të Julian Nagelsmann me Thomas Tuchel. Manchester City dhe Real Madrid duket se kanë një avantazh financiar ndaj Barcelonës në garën për 28-vjeçarin, megjithatë, as Citizens dhe as bardhezinjtë nuk kanë shumë nevojë për Kimmich pasi kanë respektivisht Rodri dhe Aurelien Tchouameni në organikat aktuale. Gjërat mund të ndryshojnë verën e ardhshme nëse Barça largon Ansu Fatin dhe disa lojtarë të tjerë për në mënyrë që të marrë frymë financiarisht ndërsa klubi katalanas duket se është zgjedhja e lojtarit.

sfidanti.al