Papa nuk beson te “Zoti” argjentinas, ai është tifoz i Pele

Tek cili Zot futbolli beson Papa Françesku? Nuk është as Messi dhe as Maradona, por Pele. Ky është rrëfimi që bën Ati i Shenjtë në një intervistë të rrallë për Televizionin Publik Italian, Rai ku shton:

“Maradona ishte një lojtar i madh por si njeri, më duhet ta them se si njeri ai dështoi. Më vjen keq sepse rrëshkiti pas njerëzve që e lavdëronin por nuk e ndihmonin. Erdhi dhe më takoi në vitin tim të parë si Papë por më pas pësoi fundin e hidhur. Është interesante e dini? Shumë sportistë përfundojnë keq. Ai është një zotëri në futboll por për mua zotëria më i madh është Pele, një njeri me zemër. Kam folur një herë me të gjatë një udhëtimi me avion dhe ishte një njeri shumë human. Të tre janë të mëdhenj por Pele ishte edhe shumë i zoti”.

Shumë i qartë Papa Françesku në deklaratën e tij. Edhe pse një argjentinas futbolli nëpërmjet një vlerësimi objektiv e çon te rivali më i madh sportiv i vendit të tij të origjinës.

sfidanti.al