Kur kokat e arbitrave mirëpërdoren për “paçen e futbollit”..

Në menynë e futbollit tonë, kokat e arbitrave përdoren për të “gatuar” dhunën dhe loja bëhet  aq e komplikuar , sa një fije fati dhe  peri bashkë.. ndajnë  jetën me vdekjen. Dhe historia e dhunës  me top ka treguar se kokat e arbitrave vlejnë më pak se kokat e tjera që përfshin loja, ndaj edhe keqpërdoren në vazhdimësi në “biznesin e futbollit”.

Ky rasti i fundit, në ndeshjen mes Shënkollit dhe Sopotit, ku kapiteni i Shënkollit, Zefi,  goditi me kokë arbitrin Kadria nga Peshkopia,  duke e gjakosur për spital, dëshmon se futbolli që sajojmë ..ta shkurton jetën dhe nuk ta zgjat siç predikohet nga “kisha jonë”. Dhe në këto  momente gjuetie  për Komisionin e Disiplinës, ku  dhuna do të konvertohet me gjoba dhe dënime nga FSHF , sepse na kujtohet ajo shprehja monumentale  e  moderatorëve tanë, fill  pas fitores me Çekinë, se futbolli është gjëja më serioze që paskemi…

Sfidanti.al