Mbyllet “Calciopoli”, titulli i 2006 i mbetet Interit

Mbyllet një sagë shumë e gjatë dhe e turbullt e futbollit italian. 17 vite pas shpërthimit të skandalit “Calciopoli”, merr fund beteja e gjatë ligjore pasi klubi bardhezi ka hequr dorë nga mundësia e fundit e apelimit në Këshillin e Shtetit kundër FIGC dhe Interit për vendimin e vitit 2016 në lidhje me dëmshpërblimin për dëmin moral dhe atë të imazjit që i shkaktua me heqjen e titullit 2006. Në këtë mënyrë, Inter është përfundimisht kampion i atij sezoni.

sfidanti.al