Casemiro është penduar për transferimin te Man. United

Një raportim shokues ka zbuluar se Casemiro është bërë “pishman” që iu bashkua Manchester Unitedit, për shkak të “paqëndrueshmërisë institucionale” duke iu referuar kështu situatave jo të këndshme që kanë ndodhur së fundmi tek klubi anglez.

Braziliani kaloi në “Old Trafford” nga Real Madridi për një shumë të madhe parash verën e kaluar dhe ka bërë paraqitje mjaft të mira nën urdhrat e Ten Hag që në sezonin debutues, duke ndihmuar “Djajtë e Kuq” të ngjiten në zonën Champions dhe në fitoren e “Carabao Cup”. Sidoqoftë, këtë sezon thuhet se Casemiro është penfuar që u bashkua me klubin anglez. “El Nacional” në Soanjë zbulon se qëndrimi i Casemiros tek United nuk do të zgjasë shumë pasi ai ka shfaqur shqetësime të mëdha rreth mënyrës se si po drejtohet klubi.

sfidanti.al