David De Gea është rikthyer në qytetin e Manchesterit dhe këtë spanjolli e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale. Sipas asaj që raporton Daily Mail, spanjolli është kthyer në Manchester për të rregulluar shtëpinë në të cilën jetonte përpara se të largohej nga Djajtë e Kuq.
Me Andre Onana që po përpiqet të mbushë boshllëkun e De Geas, është e mundur që Manchester United mund ta rikthejë 32-vjeçarin në janar. De Gea muaj më parë njoftoi për largimin nga “Old Trafford” pas 12 vitesh te kaluara me fanellën e klubit anglez.
sfidanrti.al