“Broja nuk ka asnjë mudnësi të shkojë te Interi”

Drejtori i Interit, Piero Ausilio këmbëngul se nuk ka asnjë shans që sulmuesi i Chelseat, Armando Broja t’i bashkohet skuadrës italiane në janar.

“Më vjen keq, por nuk është e vërtetë sepse jemi të kënaqur me sulmuesit që kemi. E njoh Brojën, e di që po rikuperohet nga një dëmtim i rëndë ka shënuar gol. Shpresoj se ai do të jetë i rëndësishëm për Kombëtaren, por nuk ka asnjë shans për ta parë atë në Inter. Asllanin e transferuam sepse ne mendojmë se ai mund të jetë një lojtar i rëndësishëm për Interin, edhe nëse është shumë i ri dhe pa shumë përvojë”, tha drejtori i zikaltërve gjatë një ndalese në Tiranë.

sfidanti.al