Debutim me fitore dhe madje në derbin e shqipërisë për Julian Ahmatajn që i falet Florent Hasanit i cili shënoi golin e suksesit në Kukës përballë Vllaznisë. Skuadra kryeqytetase fitoi një ndeshje jo në lartësinë e një sfide derbi. Klasikja nuk prodhoi emocione, kjo edhe për shkak të faktit që sfida u luajt në Kukës si pasojë e problemeve me fushën e stadiumit “Loro Boriçi”. Një sfidë e vakët në raste por jo në agresivitet pasi për më shumë se 10 inuta skuadra e Migen Memellit luajti me një lojtar më pak ndërsa në krahun tjetër, Julian Ahmataj në debutim arriti të regjistronte 3 pikë që rikthejnë qetësinë në kampin kryeqytetas pas dy humbjeve që kulmuan me shkarkimin e Orges Shehit.
Në pjesën e parë në fushë ishte vetëm Tirana që tentoi në disa raste me Latifin dhe Hasanin por pa shkuar shumë larg ndërsa Vllaznia u shfaq shumë nervoze dhe pa shumë ide në lojën e saj. Nuk ndryshoi shumë tabloja as në pjesën e dytë ku rastin flagrant e shpërdoroi Latifi që me portën pothuajse bëri më të vështirën. Ish-i i Vllaznisë i paqartë dhe nervoz përpara portës por tensioni u rrit në të 68-ën teksa Boshnjaku kërkoi një penallti pasi u rrëzua në zonë por Enea Jorgji shumë afër aksionit nuk e mendoi kështu. Abazaj nuk la asnjë gjurmë në këtë duel, por edhe Bekim Balaj në kampin shkodran u zgjua vetëm në të 87-ën me një sinjal të vakët që simbolizon gjithë ndeshjen e Kukësit ku Tiraën e shpëtoi një gol i Florent Hasanit që rikthen buzëqeshjen në kampin bardheblu dhe zhyt Memellin bashkë me Vllazninë.
sfidanti.al