Gjermania, Tuchel kritikon vendimin për miqësore në SHBA

Gjatë pushimit të tetorit, për shkak të ndeshjeve kualifikuese të EURO 2024, Gjermania do të fluturojë drejt Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të zhvilluar dy ndeshje miqësore, të shtunën ndaj SHBA-ve dhe të mërkurën ndaj Meksikës. Një udhëtim ndërkontinental që e bëri trajnerin e Bayern Munich, Thomas Tuchel të kritikojë, pasi ishte i shqetësuar për kushtet e pesë lojtarëve të thirrur Goretzka, Kimmich, Sane, Musiala dhe Muller do të kthehen në Gjermani vetëm të enjten.

Të luash kundër Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara jashtë shtetit nuk ka kuptim për mua dhe nuk e di nëse ka njeri që mund të ma shpjegojë që ta kuptoj. Nuk e di kush e ka vendosur. Asnjë trajner i këtij niveli nuk do t’ju thotë diçka ndryshe dhe nuk e kuptoj pse nuk pyetemi kurrë për këtë. Ata ndoshta e dinë mendimin tonë dhe nuk duan ta dëgjojnë atë”-deklaroi Tuchel.

sfidanti.al