Marrëdhënia mes Erling Haaland dhe Pep Guardiolës është një nga sekretet e sukseseve të Manchester City-t, i cili vitin e kaluar fitoi Premier League, FA Cup dhe Champions League duke mposhtur Interin 1-0 në finale. Sulmuesi norvegjez foli për situatën e tij gjatë një interviste për “The Telegraph”.
“Kam ardhur këtu për të fituar Champions League. E thashë. E bëmë – shpjegoi futbollisti skandinav -. Fituam tipletën. Mendoj se ndryshova mënyrën e lojës së City-t pak. Nuk është e lehtë të punosh me Pep sepse ai është shumë kërkues. Kërkon shumë në stërvitje. Kur fola me të para se të nënshkruaja këtu, ai më tha: ‘Nuk ka rëndësi se çfarë bën ti. Bëj çfarë të duash, por kur të më kesh mua në stërvitje, duhet të jesh i fokusuar, përndryshe do të të dërrmoj!’ “.
Haaland foli edhe për pasionin për videolojërat që e ka shoqëruar prej vitesh dhe që gjithashtu e ka lejuar të rritet në fushë, duke mësuar të menaxhojë pozicionin e tij në fushë: “Njerëzit më kritikojnë që nuk e prek topin. Mund të afrohem dhe prek topin disa herë, por unë thjesht jam duke ecur, duke qëndruar atje, duke bërë lëvizje në botën time dhe … është e vështirë të shpjegohet. Unë dal nga trupi im dhe shndërrohem në një zombie”.
“Është një lloj ‘distanca zone’ . Pres rastin. Dhe kur të vijë rasti, e di që duhet të jem gati, e dini? Jam ende aty, por eci dhe skanoj. Është një ndjenjë. Kur skuadra e ndërton lojën nga prapa, e di, nuk kam nevojë të përfshihem. Unë qëndroj atje dhe pres momentin e duhur”.