Jerome Boateng nuk do të jetë pjesë e Bayern Munchen, fitojnë tifozët

Ish-mbrojtësi i Bayern Munchen, Jerome Boateng, aktualisht pa skuadër, po stërvitej prej 10 ditesh me ekipin bavarez dhe trajneri Thomas Tuchel kishte kërkuar që ai të federohej për të shtuar radhët në mbrojtje por gjatë orëve të fundit, klubi është tërhequr.

Bayern Munchen nuk do t’i ofrojë një kontratë ish-mbrojtësit të Kombëtares që u largua nga skuadra në vitin 2021. Shkak është bërë protesta e tifozëve të cilët në bllok kanë kundërshtuar një lëvizje të tillë për shkak të akuzave ndaj lojtarit për dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij. Ky është ndoshta kulmi i demokracisë në një klub ku drejtuesit nuk e bëjnë dysh fjalën e tifozëve. Qendërmbrojtësi regjistroi 363 ndeshje me bavarezët, shënoi 10 gola, dhuroi 25 asiste dhe fitoi 22 trofe.

sfidanti.al