Klubi grek, AEK, ka reaguar për banerin “Kosova është Shqipëri”, të shfaqur të enjten gjatë ndeshjes së Ligës së Evropës me Ajax-in. Klubi ka paralajmëruar largimin e përjetshëm nga stadiumi të përgjegjësve dhe ky është një reagim i pritshëm pasi tifozët grekë njihen për qëndrime anti-Kosovë dhe baneri që mbështeste Kosovën ishte si një rrufe në qiell të hapur për vetë klubin helen dhe “vëllezërit” e tyre serbë.
“AEK shpreh neverinë dhe dënon pa mëdyshje shfaqjen qoftë edhe për pak sekonda, të një pankarte me përmbajtje ekstreme nacionaliste në stadiumin tonë. Kjo nuk ka të bëjë me origjinën historike të shoqatës sonë”.