Tetë buqeta me lule: kjo ishte dhurata e menduar nga Kevin Trapp, portieri i Eintracht Frankfurt, për Izabel Goulart, me të cilën po feston tetë vjet lidhje. Modelja përjetësoi dorëzimin e luleve në Instagram: një dhuratë shumë e vlerësuar! Portieri gjerman dhe braziliania u njohën në vitin 2015 dhe pas tre vitesh çifti njoftoi fejesën. Dhe tashmë të dy kanë festuar tetë vjetorin e njohjes, por jo nga afër. Në këtë ditë të veçantë, portieri nuk ka mundur të përqafojë të fejuarën e tij, por ka gjetur një gjest romantik. Të dy kanë shprehur ndjenjat e tyre të thella për njëri-tjetrin përmes Instagramit.
“Gëzuar përvjetorin e tetë, i dashuri im. Vendi im i preferuar është në krahët e tu”, – ka shkruar 38-vjeçarja. “Ti je vendi im i rehatisë. Të dua dashuria ime e madhe”, i është kundërpërgjigjur 33-vjeçari. Por, shprehja e dashurisë në rrjetet sociale nuk ishte e vetmja surprizë që Kevin Trapp kishte përgatitur për gruan e tij të ardhshme.