Tre ditë më parë në Në OPAP Arena të Athinës, tifozët grekë shfaqën një pankartë ku shkruhej “Kosova është Shqipëri”, e cila shkaktoi zhurmë të madhe në Serbi. Mediat greke bëjnë të ditur se janë identifikuar dy personat që kanë futur banerin “Kosova është Shqipëri” në stadium duke theksuar se ata do të përjashtohen përgjithmonë
Grekët dalin në origjinë, “Kosova është Shqipëri”, reagon AEK
Klubi grek, AEK, ka reaguar për banerin “Kosova është Shqipëri”, të shfaqur të enjten gjatë ndeshjes së Ligës së Evropës me Ajax-in. Klubi ka paralajmëruar largimin e përjetshëm nga stadiumi të përgjegjësve dhe ky është një reagim i pritshëm pasi tifozët grekë njihen për qëndrime anti-Kosovë dhe baneri që mbështeste Kosovën ishte si një rrufe