UEFA hap dyert për shqiptarët në epokën “Duka”, Xhaja rikthehet të drejtojë

Emërimi i Armand Dukës në postin e dytë drejtues të UEFA-s duket se po u sjell fat arbitrave shqiptarë. Kohë më parë Ceferin akuzohej se po mbështeste sllovenët e tij në garat europiane por a mund të ketë dyshime për rastin tonë? Një tjetër arbitër shqiptar gradohet nag UEFA dhe fiton të drejtën për të vendosur drejtësi në një sfidë të rëndësishme europiane. Bëhet fjalë për duelin e Ligës së Konferencës mes Nordsjelland dhe Ludogorets që do të luhet të enjten në orën 21:00 në Danimarkë dhe ku bilbil do të jetë Juxhin Xhaja. Sipas njoftimit, asistentë të kryesorit shqiptar do të jenë Rejdi Avdo dhe Dojando Myftari, ndërsa gjyqtar i katërt Eldorjan Hamiti.

Ndryshon kombësia përsa i përket sallës së sistemit VAR pasi UEFA ka vendosur që atje do të bëjë drejtësi spanjolli Karlos del Serro Grande, ndërsa në AVAR do të jetë bashkëkombësi i tij Santiago Haime Latre. Në 23 gusht Xhaja drejtoi një tjetër ndeshje të Ligës së Konferencës, atë mes Spartak Trnava dhe Dnipros. Pak ditë më parë, Enea Jorgji, bashkë me asistentët Denis Rexha e Ridiger Çokaj, si edhe Florian Lataën si arbitër të katërt drejtuan ndeshjen e Grupit G të UEFA Champions League, Young Boys-Leipzig që u luajt ë 19 shtator në Zvicër.

sfidanti.al