Broja edhe në postimin e UEFA-s

“Armando Broja me një gol në ndeshjen e tij të parë si titullar që nga nëntori 2022”, është ky postimi i shfaqur në profilin zyrtar të UEFA-s në Twitter për Euro 2024. Një gol që ka shtuar akoma më shumë entuziazmin rreth rikthimit të sulmuesit, i cili shihet si një emër që mund të bëjë shumë rrugë në arenat ndërkombëtare. I përfolusr së fundmi për dëmtimin e tij, por dhe për rolin që mund të ketë te skuadra e Çelsit apo dhe interesimin e shumë skuadrave të tjera me emër.

Një postim i veçantë i organit më të lartë të futbollit europian, që nuk bën shpesh postime të këtij lloji, një mesazh i qartë për atë që pritet prej sulmuesit kuqezi në rrugëtimin Euro 2024. Ndeshja me Çekinë është në prag, të gjithë presim të shikojmë Armando Brojën. E ka thënë fjalën e tij në fushën e lojës për Çelsin të hënën në mbrëmje, presim të përsërisë veten dhe më 12 tetor në “Air Albania” përballë çekëve.

sfidanti.al