Pioli pa frikë në Dortmund

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka folur përpar ndeshjes së UEFA Champions League kundër Borussia Dortmund ku kërkon që skuadra e tij të luajë me kokën lart dhe pa e tërhequr këmbën pas.

“Ambjenti do të jetë shumë i bukur por ne duhet të luajmë pa frikë. I kam thënë skuadrës që ky stadium mund t’u kujtojë Anfield Road por ne do të gjejmë energji dhe adrenalinë për të bërë një ndeshje shumë të bukur. Borussia Dortmund nuk humbet në shtëpi që prej nëntorit 2021. Mund të na lejojnë dsa hapësira por do të varet shumë nga aftësitë tona për të interpretuar ndeshjen me siguri dhe inteligjencë në zgjedhjet që do të bëjmë. Duhet të bëjmë shumë kujdes sepse shpesh herë Borussia mbron me 3-4 lojtarë që qëndrojnë mbi linjën e topit. Janë shumë të shpejtë dhe të aftë për të rikuperuar topa por në anën tjetër kjo do të thotë që do të kenë pak lojtarë pranë topit dhe kjo do të ndikojë në zgjedhjet tona”. 

sfidanti.al