Edhe Kombëtarja kërkon biletë për ndeshjen me Çekinë? E besoni apo nuk e besoni, edhe futbollistët e Kombëtares , ata që do të zbresin në fushë me misionin e “pamundur” për të mundur Çekinë, kanë të njëjtin hall me tifozët…kërkojnë bileta! Dhe, kjo me Çekinë, dashtë zoti të na ndihmojë, na i ka marrë mendtë fare. Pyetja e madhe nuk është se sa do të dalë ndeshje, por …a ke gjetur biletë?
Shumë mbresëlënës lajmi “kuqezi”: çunat e Kombëtares shkojnë tek Silvinjo dhe i qahen për bileta , pasi “nuk do ta shikojnë” dot ndeshjen, të cilën do ta luajnë po vetë në fushë!? Dhe themi se kjo është Kombëtarja më e mirë që kemi patur, kur vite më parë futbollistët shkonin tek trajneri për një vend në formacion, kurse në kohën e sotme, shkokan për një hall më të “madh”..për bileta për familjarët!
Dikush nga futbollistët e paska blerë në treg të zi dhe ka lëshuar batutën speciale “ E bleva shtrenjtë biletën për të parë se si do të… kualifikohemi..” Por, a e dini se çfarë mund t’u ketë thënë Silvinjo futbollistëve biletakërkues? “Po të merresha edhe me biletat, ky do te ishte fundi i zanatit …”
Sfidanti.al