Ish-sulmuesi i Real Madrid, Borja Mayoral zbulon një detaj interesant të karrierës së tij që ka lidhje të drejtëpëdrejtë me Zonedine Zidane në kohën kur ish-mesfushori drejtonte Real Madrid. Bëhet fjalë për gjysmëfinalen e UEFA Champions League kundër Bayern Munchen në vitin 2018 ku pas gjysmëfinales së parë të fituar 2-1 në Gjermani, Reali do të luante ndeshjen e dytë në shtëpi dhe francezi mbajti një fjalim të ashpër ndaj skuadrës.
“Po luanim shumë keq dhe kur erdhi në dhomën e zhveshjes Zidane na u betua se nuk kishte parë asnjëherë një gjë të tillë. Në një moment filloi të bërtiste dhe kërkoi që të qëndronin në dhomë vetëm lojtarët. Na tha se ishim në Bernabeu dhe në lojë ishte bileta për finalen e Champions League. Ishte një fjalim brutal aq sa edhe Cristiano Ronaldo, Sergio Ramos, Varane e Benzema ngelën të shokuar. Shumë rrallë e kishim parë trajnerin tonë të zemërohej, imagjinoni në atë mënyrë”.
Mesa duket ato fjalë kanë shkuar në vendin e duhur sepse më pas në fushën e lojës Real Madridi arriti të siguronte finalen e UEFA Champions League.