Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin ka folur sërish në lidhje me çështjen e merkatos agresive të Arabisë Saudite kundrejt tregut europian. Slloveni thekson se kjo është një strategji e gabuar për zhvillimin e futbollit.
“Kina bëri të njëjtën gjë vite më parë por nuk arriti të kualifikohej as në Kupën e Botës. Në nivel parash nuk është shumë ndryshe Arabia nga Kina. Tevez ishte një lojtar i madh por në Kinë u pagua 100 milionë. Nuk shikoj yje si Haaland dhe Mbappe që të shkojnë atje. Champions League do të zhvillohet në Europë gjthmonë dhe në të do të marrin pjesë vetëm vende anëtarë të UEFA-s. Për momentin nuk ka asnjë mundësi që Arabia të luajë në Europë”.
Sfidanti.al