Mankthi vazhdon për Mason Greenwood

Kthimi i Mason Greenwood në fushë dhe debutimi me Getafe nuk shkoi si duhet për shkak të thirrjeve nga tifozët e Osasunas. Anglezi, i cili nuk kishte luajtur një ndeshje zyrtare prej dy vitesh për shkak të akuzave për përdhunim, bëri debutimin zyrtar me ekipin e ri, Getafen. Në minutën e 77-të ai hyri në fushë, i pritur me duartrokitje nga tifozët vendas.

Megjithatë, sektori i tifozëve miq nuk ndalej me kore kundër. “Greenwood vdis”, ishte një nga fjalitë më të zakonshme në shkallët e stadiumit. Një vëzhgues i La Liga ka marrë çështjen në dorë dhe tashmë po përgatitet një dënim për Osasuna-n.

Sulmuesi u transferua te Getafe pas një eksperience te Manchester United, klub me të cilin ndërpreu bashkëpunimin për shkak të akuzave për përdhunim që i ulën jo pak reputacionin lojtarit në arenën e futbollit europian.

Sfidanti.al