Tyson Fury i mbyll derën çdo mundësie për duel me Joshua

Mbajtësi i gjerdanit WBC të peshave super të rënda, Tyson Fury nuk lë asnë shteg për të diskutuar mundësinë e një dueli me britanikun tjetër, Anthony Joshua. Bota e ëndërrin një duel të tillë në zemër të Londrës mes dy prej boksierëve më të mirë të kësaj kategorie por dy disfatat e Joshua me Usyk e kanë bërë disi skeptik boksierin e bardhë i cili kërkon që Anthiny Joshua të kalojë disa teste përpara se të ngjitet në ring me të.

“Nuk më intereson ajo që Joshua thotë, ai për mua është asgjë në këto momemente. Ai është një humbës që e kanë rrëzuar tre herë. Nuk mund të krahasohet me mua në asnjë drejtim”, thekson Fury.

 

Sfidanti.al