Klose e cilëson Kane si blerjen më të zgjuar të Bayernit

Miroslav Klose beson se blerja e Harry Kane është lëvizja më e mirë që mund të ketë bërë Bayern Munchen në merkato gjatë viteve të fundit. Ish-sulmuesi gjerman, një nga emrat më të spikatur në sulmin e bavarezëve dhe rekordmeni i golave në Kupën e Botës, deklaron se teknika që ka Kane në konkretizimin e rasteve përpara portës është mbresëlënëse, ndërsa shton se ai kurrë nuk kam qenë vetë kaq perfekt.

Sipas Kloses, anglezi jep një kontribut të madh edhe në ndërtimin e lojës duke ndihmuar gjithë skuadrën. “Shikoni golin e Sane në transfertën e Werder pas asistit të Kane. Janë të rrallë sulmuesit si ai që janë kaq rezultativë në fushën e lojës”, përfundon Klose.

 

Sfidanti.al