Bayern Munchen pagoi rreth 80 milionë euro për ta afruar por mbrojtësi Matthijs De Ligt është kthyer në një çështje. Vetë qendërmbrojtësi ka reaguar në lidhje me kritikat e marra dhe momentin e vështirë, duke e lidhur problemin e tij me minutazhin e pakët dhe pozicionin e ri në fushë. Këtë sezon numëron vetëm 37 minuta aktivizim me skuadrën e Thomas Tuchel në kampionatin gjerman. Minuta ku ka luajtur si zëvendësues dhe ende asnjëherë si titullar dhe ai deklaron:
Nuk ia kam idenë pse nuk luaj. Duhet të pyesni trajnerin. Unë bëj gjithçka që dëshiron Tuchel, por ai nuk më jep asnjë shpjegim për këtë situatë. Në dy takimet e fundit kam luajtur vetëm 10 minuta. Dhe ato si mesfushor… E vetmja gjë që unë mund të bëj është të punoj dhe të përmirësohem”.
sfidanti.al