Kur “avullimi” i biletave shitet si shembull suksesi

“Topi është imi, penalltinë do ta gjuaj vetë”. Nuk jemi në lagjet e vjetra të Tiranës apo në cepat më të largët të Shqipërisë ku shumë dekada më parë kjo shprehje zinte vend mes fëmijëve që argëtim të vetëm kishin lojën dhe më i privilegjuari sigurisht që ishte ai që sillte topin. Kjo është një shprehje që gjen vend edhe sot në mes të Shqipërisë, në vendin nisi të funksiononte si një kompleks ku ngjizej loja e sot hedhin rrënjë idetë e institucionit që ka topin dhe penalltinë sigurisht që e gjuan vetë.

Biletat e ndeshjes Shqipëri-Republikë Çeke janë kthyer në kryefjalë në rrjetet sociale, kafenetë dhe rrethet mediatike sepse asnjëherë më parë nuk ishte përdorur procedura online e shitjes pa dhënë asnjë detaj për çmimet apo procedurat që duhej të ndiqnin edhe ata që nuk dinë dhe kanë mundësinë të përdorin kompjuterin apo celularin por e duan në po të njëjtën masë Kombëtaren sa edhe ata më të shkathëtit e të shpejtët. Gjithçka ndodhi shumë shpejt, sa hap e mbyll sytë, biletat “avulluan” dhe askush nuk e bëri transparent procesin. 200 mijë aplikime për 20 vende është sot propaganda që shitet rëndon më faqet e para të mediave dhe portaleve të cilët i bien “fyellit” të federatës prej vitesh ndërsa të pakët janë ata zëra që dalin në këtë rast në krah të konsumatorit.

Sfidanti.al