Milan, jo vetëm humbje e hidhur por edhe historike…

Disfata e Milanit 5-1 në derbin e radhës nuk e zbret skuadrën kuqezi vetëm në klasifikim pas kushërinjve të të njëjtit qytet por rëndon edhe pozitat në historinë e sfidave milaneze për kuqezinjtë.

Pas dy humbjeve në kampionat dhe dy të tjerave në Champions League sezonin e kaluar, Milani shtoi një disfatë tjetër duke vendosur rekordin hsitorik me 5 humbje rresht në ndeshjet derbi, statistikë që nuk ishte regjistruar asnjëherë më parë në historinë e përballjes së gjigandëve në Lombardi. Rekordi negativ i vendosur nga skuadra e Stefano Piolit mund të rëndojë moralisht edhe në sezonin që sapo ka nisur për kuqezinjtë.

Sfidanti.al