Inzaghi me fjalë të ëmbla për Asllanin por sërish e cilëson “zëvendësues”

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi mes shumë temave të tjera ka folur edhe për Kristjan Asllanin në fund të derbit të pestë rresht të fituar. Trajneri zikaltër theksoi:

“Zëvendësuesi i Çalhanoglusë? Si zëvendësues të tij kemi Asllanin, i cili është një djalosh të cilin e deshëm. Shumë skuadra na e kanë kërkuar, nuk është e thjeshtë që të gjesh hapësira. Ai po punon mirë dhe duhet të vazhdojë kështu”.

Është i qartë trajneri zikaltër që e konsideron shqiptarin zgjedhje të dytë apo të tretë por konfirmon gjithashtu faktin se talenti shqiptarit nuk i mungon dhe në të ardhmen mund të sigurojë më shumë minuta.

Sfidanti.al