Ernest Muçi tundi rrjetën kundërshtare në takimin Piast Gliwice-Legia e Varshavës, sfidë që përfundoi në barazim 1-1. Të cilën miqtë e luajtën me dhjetë lojtarë prej pjesës së parë. Muçi finalizoi saktë në minutën e 69′, duke ruajtur pathyeshmërinë e Legias në kampionatin polak të futbollit. Goli i tretë në Ekstraklasa për 22-vjeçarin, dhe i pesti duke përfshirë edhe rrjetat europiane. Gjatë festimit për këtë gol, dallohet qartë në gjestin e tij shfryrja ndaj trajnerit të ekipit kundërshtar, serbit Aleksander Vukovic me të cilin ka punuar më parë te Legia. 44-vjeçari nuk e preferonte sulmuesin për shkak të faktit që është shqiptar.
sfidanti.al