Julian Nagelsmann drejt stolit të Gjermanisë, federata nuk ka alternativa të tjera

Pas shkarkimit të Hansi Flick, Julian Nagelsmann po kryeson garën për t’u ulur në stolin e Gjermanisë. Vendimi për të bërë ndryshime në stafin e trajnerëve erdhi pas humbjes turpëruese që Gjermania pësoi në shtëpi ndaj Japonisë me rezultat 4-1, dhe si pasojë e kësaj humbje Hansi Flick u lirua nga detyra por drejt Euro 2024 ekipi sipas të gjitha gjasave do të ketë një timonier shumë të ri, 36-vjeçarin ende nën kontratë me Bayern Munchen.

Krerët e Federatës Gjermane emëruan si trajner të përkohshëm ish-sulmuesin e famshëm Rudi Voller, i cili numëron rreth 90 ndeshje me fanellën e Gjermanisë ndërsa ai arriti të mbyllte me fitoren 2-1 ndaj Francës ndeshjen miqësore pas largimit të Flick.

sfidanti.al