Një tjetër përforcim nga Bayern Munchen për Frosinonen. Që ka siguruar shqiptarin e radhës nga kampionët e Gjermanisë pas Marvin Çunit. Skuadra e rikthyer në Serie A, është përforcuar në ofensivë me shërbimet e Arijon Ibrahimovic, i cili u huazua nga bavarezët. Talenti 17-vjeçar me origjinë shqiptare, u prezantua sot te Frosinone, teksa gjatë fjalës së tij tha:
“Modeli im është Leon Goretzka. Ai më ka dhënë shumë këshilla. Më pëlqen të luaj si numër 8 ose 10, por më parë kam luajtur edhe si sulmues krahu dhe qendërsulmues. Ndodhem këtu prej pak kohësh, por e kam kuptuar menjëherë se skuadra dhe tifozët janë si një familje. Mezi pres të luaj dhe ta shoh stadiumin plot. Forma ime është e mirë. Nuk e di nëse jam në gjendje të luaj 90 minuta, por jam gati të zbres në fushë nga minuta e parë”.
sfidanti.al