Tare komenton Piolin dhe Inzaghin në kuadër të derbit të Milanos

Igli Tare ka punuar me të dy dhe në prag të derbit të Milanos, sih-drejtori sportiv i Lazios bën një koment në mediat otaliane për për përballjen mes Inzaghit dhe Piolit.

“Dinë të krijojnë lidhje të fortë me lojtarët, për këtë ata fitojnë besimin. Ndërsa në evolucionin taktik. Inzaghi luan me të njëjtin formacion të perfeksionuar ndër vite, 3-5-2 është një pikë e fortë, jep siguri. Pioli ka ndryshuar më shumë, ai tashmë përdor më shpesh 4-3-3 me ne, por fitoi një titull me 4-2-3-1”.

 Deklarata e ish-drejtuesit të Lazios që punoi për rreth dy dekada në nivelet më të larta drejtuese të Lazios, vjen vetëm pak ditë përpara derbit të Milanos ku dy trajnerët do të ndeshen me njëri-tjetrin në sfidën për vendin e parë të klasifikimit.

Sfidanti.al