Pak ditë pasi familja amerikan Glazer hoqi nga lista e shitjes klubin e Manchester United, marka më e famshme e futbollit botëror humbi 600 milionë euro në vlerë aksionesh në bursë. Çmimi i aksionit u mbyll me 23.66 dollarë të premten dhe ra në 18.83 dollarë të martën, ndërsa e mbylli ditën me 19.35 dollarë.
Kjo ishte rënia më e madhe e vlerës së aksioneve të “djajve” që kur United nxori aksionet në shitje në vitin 2012. Çmimi i aksionit ra me 18.22 për qind brenda një dite, ndërsa 600 milionë paund u fshinë nga vlera e tregut të klubit. Vlera e Man United sot në bursë është 3.86 miliardë dollarë, dyfishi i çmimit të kërkuar nga pronarët amerikanë. Ofertat për të blerë klubin nga sheiku nga Katari, Jasim dhe njeriu më i pasur i Britanisë, Jim Ratclife e vlerësojnë klubin rreth 6 miliardë euro.
Sfidanti.al