Milan bën gafën e madhe me fanellën e tretë

Milani zyrtarizoi uniformën e re me një një surprizë të pakëndshme për të gjithë tifozët. Përveç ngjyrës rozë, kostumi ka edhe blunë e të zezën, ngjyrat zyrtare të rivalëve të përjetshëm, Interit. Tifozët reaguan menjëherë dhe masivisht në rrjetet sociale duke e detyruar klubin të bënte menjëherë një hap të madh pas. “Curva Sud” kritikoi ashpër zgjedhjen e bërë përmes një postimi në Instagram ku shkruan:

“Është e qartë për disa kohë që disa strategji marketingu janë shpesh në konflikt me traditën dhe historinë e klubit , si për shembull për sa i përket ngjyrave të fanellës. Megjithatë, ne besojmë se ka një kufi për gjithçka! Prodhimi i një fanelle para ndeshjes me referencë për ngjyrat e klubit të Interit është diçka mosrespektuese dhe e patolerueshme. Presim që një kompani po aq precize dhe serioze sa e jona, e ndjeshme ndaj çështjeve që karakterizojnë botën e sotme (shih fanellën e tretë), të jetë po aq e vëmendshme ndaj historisë që na dallon, duke dhënë vetëm ngjyrat dhe simbolet që e kanë dalluar gjithmonë klubin tonë. Ne kemi besim se përgjegjësit do të rregullojnë gjithçka sa më shpejt të jetë e mundur dhe në të njëjtën kohë ju ftojmë të mos e blini këtë rrëmujë !”.

Pas këtij postimi, uniforma është hequr nga dyqanet e Milanit dhe nuk mund të blihet më.

 

Sfidanti.al