Cristiano Ronaldo flet rrallëherë për rivalin e tij Lionel Messi dhe e bën këtë herë nga qëndra stërvitore e Portugalisë vetëm pak orë pas publikimit të listës me 30 emrat në garë për Topin e Artë ku ai nuk figuron ndërsa argjentinasi ka mundësinë për ta fituar këtë trofe për herë të 8 në karrierë.
“Rivaliteti jonë ishte një gjë fantastike. Tifozëve ju pëlqente dhe mbështetësve të mi sot u them që nuk duhet ta urrejnë Messin dhe e kundërta. Jemi dy lojtarë të mirë ose shumë të mirë dhe kemi një pjesë të rëndësishme në historinë e futbollit e madje vazhdojmë ta shkruajmë në të gjithë botën dhe kjo është shumë e rëndësishme”.
Sfidanti.al