Edhe më të mirët mund të kenë pika të dobëta e në këtë rast, personazhi është Pep Guardiola. Trajneri që sezonin e kaluar fitoi tripletën dhe në karrierë ka triumfuar në çdo kompeticion ku ka marrë pjesë, mban vendin e fundit në klasifikimin e të gjithë historisë së Premier League dhe një meritë për këtë ka edhe Erling Haaland.
Me penalltinë e humbur në transfertën e Sheffield nga norvegjezi, Guadiola bëhet trajneri i fundit në klasifikimin historik përsa i përket përqindjes së penalltive të parealizuara nga skuadra e tij. Ka marrë në favor 36 dhe skuadra ka realizuar vetëm 26, në shifra më të qarta, skuadra e tij është e saktë vetëm në 72 % të rasteve. Vendi i fundit sepse poshtë tij nuk ka asnjë trajner dhe paraprihet nga tekniku i Charlton, Curbishley, i cili në periudhën 1991-2006 regjistroi 22 penallti të realizuara nga 30 në total. Përsa i përket Alex Ferguson, skocezi është i pesti nga fundi me rreth 75 % të penalltive të realizuara nga lojtarët e tij.
Sfidanti.al