Louis Van Gaal nuk e ka harruar humbjen e Holandës ndaj Argjentinës në çerekfinalet e Botërorit Katar 2022, me latinët e udhëhequr nga Lionel Messi që triumfuan në fund të turneut. Duke dërguar Kupën e Botës për herë të tretë në Buenos Aires.
“Gjithçka ishte e paravendosur, Messi duhet të bëhej kampion bote”, deklaroi “gjenerali” duke hedhur akuza të forta ndaj FIFA-s dhe kampionëve të rinj. Fjalët e ish-trajnerit të Holandës kanë shkaktuar shumë polemika. Në lidhje me prononcimin e Van Gaal-it ka reaguar edhe Federata Argjentinase e Futbollit. Me anë të një komunikate të shkurtër zyrtare, AFA iu përgjigj sulmit të holandezit.
“Kombëtarja e Argjentinës ka humbur shumë herë, mbi të gjitha gjithmonë ka treguar se di të humbasë. Në Katar ne shkuam përtej limiteve tona. Përtej guximit, futbollit, talentit, dëshirës dhe pasionit, sepse kështu luhet ky sport”.
Sfidanti.al