Ivan Gvozdenovic është njeriu i momentit, klubi i Skënderbeut i bën dhuratën e veçantë

Siguroi ngjitjen në Superiore dhe tashmë po drejton skuadrën edhe në elitë e madje me shumë sukses. Pikë të plota pas dy ndeshjeve të para në stolin korçar, Ivan Gvozdenovic ka plotësuar çdo pritshmëri e madje i ka kaluar.

Drejtuesit më të lartë të “Ujqërve” i ofruan rinovimin e kontratës që do të skadojë në vitin 2026. Shpërblim i merituar për drejtuesin e stolit që po bën një punë të shkëlqyer me skuadrën që u ringjit mes më të mirëve pas një sezoni shumë të vështirë në të Parën. Njoftimin e rinovimit e bën klubi korçar në kanalet zyrtare të komunikimit ku i uron suksese trajnerit serb që e njeh mjaft mirë ambjentin pasi ka luajtur edhe si qëndërmbrojtës në skuadrën bardhekuqe.

Sfidanti.al