Arabia “vrimë e zezë”, tërheq edhe sulmuesin Yannick Carrasco

Yannick Carrasco është lojtari më i ri i Al-Shabab, skuadër me të cilën ka nënshkruar deri në vitin 2026. Belgu ka firmosur pikërisht në ditën e lindjes së tij, me sulmuesin i cili festoi 30 vjetorin e lindjes këtë të hënë. Klubi spanjoll ka arkëtuar 15 milionë euro, ndërsa Carrasco largohet kështu përsëri nga Atletico Madrid, pasi në periudhën 2018-2020 fluturoi drejtë Kinës, por tani belgu ka marrë rrugën drejtë Arabisë Saudite ashtu si një pjesë e mirë e lojtarëve europian në këtë merkato.

Një humbje e madhe për skuadën e drejtuar nga trajneri Cholo Simeone i cili nuk ka asnjë mundësi që ta zëvendësojë sulmuesin e talentuar. Atletico Madrid synon trofeun në La Liga këtë sezon ndërsa në Champions duelon me Lazion, Feynoord dhe Celtic në grupin E.

Sfidanti.al