Milan i pandalshëm, “kuqezinjtë” kërkojnë “bomberin” e Ligue 1

Xhanluka di Marcio ka bërë disa deklarata në studimet e “Sky”, gjatë emisionit “Calciomercato – L’Originale”, duke u ndalur veçanërisht tek interesimi i Milanit për Xhonatan Davidin e Lilës, klub me të cilin kuqezinjtë kanë raporte tepër të mira, e nga ku kanë blerë Leaon dhe Menjanën.

Sipas ekspertit të merkatos, Milani po mbështetet në faktin që Taremi ka një kontratë njëvjeçare dhe duan të provojnë, por emri i Davidit mbetet konkret. Kanadezi është një lojtar për të cilin klubi kuqezi do të dëshironte të investonte. Në fakt, sipas Di Marcios, drejtori Monkada do t’i kishte kërkuar administratorit Xhorxho Furlani të bënte një sforco ekonomike për të sjellë në Milano sulmuesin e lindur në vitin 2000. Një sipërmarrje që sot e cilësojmë si titanike nëse mbajmë në konsideratë që kanë mbetur diçka më shumë se 48 orë nga përfundimi i afatit të merktos për klubet italiane.

 

sfidanti.al