Inter, kush tha se ishe gati për Champions? “Hata” në “San Siro”!

Nëse Milani u kryqëzua për barazimin në fushën e Peskarës, çfarë dënimi duhet gjetur për Interin? Zikaltërit që jepnin besim të madh tek një kualifikim në Champions, u zgjuan nga ëndrrat pas disfatës në “San Siro” shkaktuar nga Sampdoria. Edhe pse u duk se trajneri Pioli i kishte “shkartisur kartat” siç duhet, përshtypja ishte e parakohshme. Golit të D’Ambrozios në pjesën e parë, dorianët iu përgjigjën dy herë pas pushimit.

Shik dhe Kualiarela me penallti vendosën sfidën dhe bënë punë për vendasit emrat e Handanoviçit, Galiardinit, Brozoviçit, Kandrevës, Banegës, Perishiçit dhe Ikardit, si edhe të atyre që u aktivizuan si zëvendësues, Zhoao Mario, Kondogbia dhe Eder. Si një skuadër ndoshta në ndërtim e sipër, dhe jo shumë e qetë psikologjikisht, ajo interiste krijoi dhe humbi shumë raste (4-5), ndonëse u rrezikua disa herë nga gjenovezët që goditën edhe traun. Me këtë humbje, Interi mbeti 9 pikë prapa vendit të tretë (Napolit), pozicionit të fundit që të kualifikon për në Champions.

Sfidanti.al