E dini ku është Liga ku goli ka atdheun e tij …

Superliga e Zvicrës është liga ku shënohen më shumë gola në Evropë, edhe pse me lehtësi.

Goal.com ka llogaritur mesataren e golave në ligat evropiane, ku më së shumti gola shënohen në atë zvicerane 3.33 gola për ndeshje.

Në vendin e dytë renditet liga suedeze me 3.01 gola për ndeshje, ndërsa në vendin e tretë dhe me plasmanin më të mirë në mesin e 5 ligave të mëdha evropiane është La Liga spanjolle me 2.90 gola.

Premierliga Angleze renditet në vendin e gjashtë me 2.84 gola, Serie A në vendin e shtatë me 2.80 gola për ndeshje.

Bundesliga gjermane është jashtë 10’ së parë, duke u renditur në vendin e 12’të me 2.71 gola për ndeshje, ndërsa Ligue 1 në vendin e 17’të me 2.60 gola për ndeshje.

Superliga e Kosovës dhe ajo shqiptare nuk kanë qenë pjesë e kësaj llogaritje.